Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar mbrëmjen e së shtunës për incidentin që ndodhi në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.
Kreu i qeverisë e nis me një kritikë për ata që cilëson so “gjela laramanë”, që sipas tij, përdorin edhe ngjarje të tilla delikate për interesat e tyre.
Nga ana tjetër, Rama shpreh dhe krenarinë për rojet ushtarake që arritën të neutralizojnë tre të huajt të dyshuar për spiunazh.
Postimi i Ramës:
Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh!
Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!
Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh!
— Edi Rama (@ediramaal) August 20, 2022