Sport
Sulmi i ISIS i penguar nga FBI dhe Europol, në shënjestër autobusi i Real Madrid-it
Demokracia
16:04 | 17 Qershor 2024

Share:

ISIS po planifikonte një sulm me armë në stadiumin Santiago Bernabeu.

Sipas planit, xhihadistët duhej të qëllonin në autobusin që transportonte ekipin e lojtarëve të Real Madrid-it pasi të arrinte në stadium.

Në operacionin e përbashkët të FBI-së dhe Europol-it, u arrestuan nëntë persona që ishin pjesë e një celule të ISIS-it, mes tyre banorë të Girona, Cadiz, Tenerife dhe Almeria.

Kështu, terrorizmi islamik është rikthyer për të kërcënuar futbollin spanjoll.

Shteti Islamik nuk është i huaj për këtë lloj kërcënimi, në prill kërcënoi të sulmonte stadiumet ku po luheshin çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Në bashkëpunim të ngushtë me Europol-in dhe FBI-në amerikane, operacioni i autoriteteve spanjolle synonte të shënjestronte Fondacionin e vetëshpallur I’lam, një nga qendrat kryesore të propagandës së lidhur me Shtetin Islamik, me radio stacione, agjenci lajmesh, kompani të prodhimeve video dhe mediave sociale që përhapin përmbajtje radikale në një mori gjuhësh, përfshirë spanjishten.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Të ngjashme