OKB ka njoftuar se, Ukraina ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me sulmet e fundit ruse ndaj objektivave civile.
Sipas një zëdhënësi të misionit shqiptar, i cili aktualisht mban presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit, sulmi me raketa në një qendër tregtare në qytetin qendror të Kremenchuk do të jetë “fokusi kryesor” i takimit.
Ai tha se, në takimin e planifikuar për tu mbajtur nesër në mbrëmje do të diskutohen gjithashtu edhe granatimet që goditën Kievin të dielën.