Lajme
Sulmi fizik i Molliqajt ndaj Abazit, sot shqyrtimi kryesor në gjykatë
Demokracia
07:34 | 15 Qershor 2022

Share:

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot do të mbahet shqyrtimi kryesor për rastin e sulmit fizik të Dardan Molliqajt ndaj Haki Abazit.

Gjatë një debati televiziv të “T7”, diskutimi kishte dalë jashtë kontrollit në mes Haki Abazit atëherë kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Dardan Molliqajt kandidat për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD.

Pas debatit i cili kishte përfunduar me fyerje, ishte raportuar se Molliqaj e ka sulmuar Abazin.

Më vonë ishin publikuar edhe lajmet e kamerave. 

Të ngjashme