Lajme
“Sulmet në Veri”, Elezi: 20 kilometra nga kufiri po trajnohen dy grupe me nga 350 persona
Demokracia
18:11 | 27 Dhjetor 2023

Share:

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka folur në lidhje me paralajmërimet e kryeministrit Kurti se Milan Radojiçiq po përgatitet për sulme të reja ndaj Kosovës.

Elezi tha se këto paralajmërime të bëra nga Kurti janë serioze.

Ai potencoi se nga njohësit e fushës së sigurisë këto paralajmërime janë bërë që një kohë të gjatë pasi kanë informacione se Radojiçiq është duke organizuar dy grupe me nga 350 persona të cilët po organizojnë aktivitete ushtarake.

“Paralajmërimet e kryeministrit të kosovës, Albin Kurti, s’e eksizton rreziku për përsëritjen e një rasti të ngjashëm sikur ishte ai i 24 shtatorit, një sulm terrorist nga Radojiçiq, për të cilin autoritet e sigurisë së Kosovës nuk arritën ta arrestojnë deri më tani përkundër faktit që i njëjti ka pranuar publikisht se qëndron pas atij sulmi”

“Këto paralajmërime janë serioze, në fakt këto paralajmërime i kemi bërë ka një kohë të gjatë ne duke konstatuar se Radojiçiq është duke organizuar dy grupe me rreth 350 persona të cilët janë duke organizuar aktivitete ushtarake, me trajnime të ndryshme, rekrutime, e të cilat këto trajnime janë në dy baza të ndryshme rreth 20 kilometra prej kufirit Kosovë-Serbi ku qytetarë të moshës së rritur janë duke u përgatitur ushtarakisht për të hyrë në Kosovë në momentin që do të kërkohet nga autoritetet e tyre përkatësisht nga ata të cilët kanë përgjegjësi për dhënien e lejes për këtë sulm në territorin e Republikës së Kosovës” deklaroi Elezi për “Gazeta Blic”.

Ai tutje tha se autoritetet e Kosovës në bashkëpunim me KFOR dhe institucionet e tjera të sigurisë duhet të koordinohen seriozisht për të parandaluar këto përpjekje për uslme.

“Kosova është e ekspozuar seriozisht para një rreziku serioz të sulmeve të tilla dhe në fakt autoritetet e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in dhe institucionet e tjera të sigurisë duhet të koordinohen seriozisht për të parandaluar këto përpjekje në të kundërtën Kosova mund të ballafaqohet me një situatë shumë serioze sa i përket çështjes së sigurisë”

“Kosova ka dështuar ta arrestojë Milan Radojiçiq i cili mori pjesë në sulmin e 24 shtatorit dhe po ashtu ka dështuar der më tani që të njëjtin t’a vendosë para drejtësisë, qoftë përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, qoftë përmes formave të ndryshme operative për kapjen dhe sjelljen para drejtësisë së tij. Kosova duhet të punojë fuqishëm që të marrë masat e duhura për parandalimin e sulmeve të tilla dhe gjithashtu të ketë një bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe NATO-n dhe shtetet partnere” deklaroi Elezi.

Të ngjashme