Lajme
Sulmet në Ukrainë: Lutsk dhe Dnipro sulmohen për herë të parë
Demokracia
07:11 | 11 Mars 2022

Share:

Ka pasur raportime për shpërthime në qytete ukrainase, në anët e kundërta të vendit në gjysmë ore të fundit.

Media ukrainase po raportojnë shpërthime në Lutsk në veri-perëndim, si dhe në Dnipro, një qytet në brendësi të vendosur në lumin Dnieper dhe një bastion i madh në Ukrainën qendrore-lindore.

Asnjë prej këtyre qyteteve nuk ka parë granatime të drejtpërdrejta më parë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Sirenat e sulmit ajror kishin rënë në disa qytete të Ukrainës disa orë para shpërthimeve.

Të ngjashme