ShowBiz
Sulmet ndaj Ukrainës – koncertet, shfaqjet dhe filmat që u ndaluan në Rusi
Demokracia
18:28 | 02 Mars 2022

Share:

Artistë si Green Day dhe AJR, Festivali i Filmit në Kanë dhe të pesë studiot kryesore të filmit amerikan kanë ndërmarrë veprime kundër Rusisë mes sulmeve në Ukrainë.

Një zëdhënës i Universal Pictures tha për Deadline se kompania ‘ka pezulluar shfaqjet e planifikuara në Rusi’.

Paramount Pictures tha të martën se “The Lost City” dhe “Sonic the Hedgehog 2” nuk do të publikohen në Rusi.

Festivali i Filmit në Kanë deklaroi të martën se ‘kushdo që është i lidhur me qeverinë ruse’ do të ndalohet nga festivali i majit, sipas Variety.

Një zëdhënës i WarnerMedia, i cili zotëron Warner Bros, tha të hënën se publikimi i “The Batman” do të ndalet në Rusi.

Louis Tomlinson postoi të dielën se shfaqjet e tij të ardhshme në Moskë dhe Kiev “anulohen deri në njoftimin e mëtejshëm”.

Green Day anuloi performancën e tyre të majit në Moskë.

Grupi “Let’s Go Out With A Bang” anuloi një shfaqje të ardhshme në Rusi. /Telegrafi/

Të ngjashme