Lajme
”Sulmet ndaj gazetarëve, cenim flagrant i lirisë së shprehjes”
Demokracia
13:15 | 25 Shkurt 2021

Share:

Këshilltari i ushtrueses së detyrës së presidentit, Bekim Kupina ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Visar Duriqi, duke thënë se sulmet ndaj gazetarëve janë cënim flagrant i lirisë së shprehjes.

Kupina në një postim në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’ thekson se organet e rendit sa më parë duhet t’i identifikojnë autorët dhe të njëjtit duhet të përballen me drejtësinë, përcjell Demokracia.com

Lexoni të plotë postimin:

Sulmet ndaj gazetarëve janë cenim flagrant i lirisë së shprehjes.

Ky është edhe njëri nga kriteret mbi të cilin janë ndërtuar themelet e shtetit të Kosovës. Sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqi është edhe sulm ndaj vlererave të cilat i kemi ndërtuar si shoqëri, në cilën secili mund të shprehet lirshëm, të veprojë dhe të mendojë ndryshe.

Organet e rendit sa më parë duhet t’i identifikojnë autorët dhe të njëjtit duhet të përballen me drejtësinë.

Në shoqëritë demokratike, secili e ka punën e vetë. Gazetarët janë vetëm bartës të realitetit, ndaj grushtat kundrejt tyre janë grushta ndaj gjithë shoqërisë që mëton të zhvillohet në një ambient demokratik. Gazetarit Duriqi i urojmë shërim të shpejtë dhe kërkojmë që rasti të zbardhet sa më parë!. 

https://www.facebook.com/bekim.kupina/posts/10158964397082230

Të ngjashme