Lajme
Sulmet me raketa gjatë natës, Izraeli godet disa objektiva në Siri
Demokracia
09:14 | 09 Prill 2023

Share:

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se Izraeli ka goditur objektiva të shumta ushtarake në Siri pasi gjatë natës u hodhën raketat në territorin që ai kontrollon.

Izraeli tha se artileria dhe dronët u përdorën për të goditur një kompleks të ushtrisë siriane.

Zyrtarët thanë se tri raketa kishin hyrë në territorin izraelit dhe sipas tyre, dy u goditën në terren të hapur dhe një e tretë u kap.

Në një postim në Facebook, ministria siriane e mbrojtjes konfirmoi sulmet, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Zyrtarët e mbrojtjes pohuan se mbrojtja ajrore i ishte përgjigjur sulmit dhe kishte kapur me sukses disa nga raketat.

Në njoftim thuhej se se nuk është raportuar për viktima, por vetëm dëme materiale janë shkaktuar nga sulmet.

Të ngjashme
Lajme • 01 Qershor 2024