Auto&Tech
Sulmet kibernetike godasin shërbimet e telefonisë dhe internetit në Britani
Demokracia
14:42 | 28 Tetor 2021

Share:

Një sulm kibernetik “i pashembullt” dhe i koordinuar ka goditur shumë ofrues të shërbimeve të protokollit të internetit (VoIP) me seli në Mbretërinë e Bashkuar, ka bërë të ditur një organ i industrisë.

Organi i industrisë “Comms Council UK” ka njoftuar se disa nga anëtarët e tij ishin shenjëstruar nga sulmet e shpërndara të mohimit të shërbimit (DDoS), gjatë javëve të fundit.

“Është bërë një kërcënim i përgjithshëm për të gjithë industrinë”, ka shtuar një zëdhënës, “Ofcom” ka njoftuar se ishte në dijeni të situatës, raporton BBC përcjellë Demokracia.

Sulmet DDoS funksionojnë duke përmbytur një faqe apo shërbim me trafik interneti, si përpjekje për ta lënë atë jashtë funksioni apo për ta bërë të paarritshëm.

Sipas deklaratës së lëshuar nga “Comms Council UK”, sulmet ndaj firmave britanike VoIP kanë ndodhur gjatë katër javëve të fundit dhe “duket se janë pjesë e një fushate ndërkombëtare të koordinuar, që përqendrohet në zhvatje nga kriminelët profesionistë kibernetikë”.

Organi ka bërë të ditur se ishte duke biseduar për këtë çështje me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, “Ofcomin” dhe Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike (NCSC).

“Kurrë nuk kemi parë diçka të tillë qëkur jemi themeluar në vitin 2004, thuhet në deklaratë. “Kërcënimet për shpërblesë janë bërë ndaj ofruesve të shumtë dhe është bërë një kërcënim i përgjithshëm për të gjithë industrinë,” tha një zëdhënës i “Ofcomit./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme