Lajme
Sulmet fizike ndaj mantel bardhëve, reagon FSSHK: Dënojmë çdo akt apo formë të dhunës
Demokracia
16:20 | 21 Qershor 2023
Ilustrim

Share:

Pas dy sulmeve fizike ndaj profesionistëve shëndetësor brenda javës, njëri në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren dhe tjetri në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ka reaguar Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

FSSHK përmes një reagimi për media ka dënuar çdo akt apo formë të dhunës, e në veçanti, dhunën fizike e cila është kthyer në një fenomen ndaj mantel bardhëve.

Gjithashtu FSSHK ka kërkuar nga organet e rendit dhe të sigurisë që të gjitha këto sulme dhe kryerësit e tyre të nxirren para drejtësisë, si dhe ndaj tyre të shqiptohen masa në përputhje me legjislacionin penal.

“Sulmi ndaj mantel bardhëve është sulm ndaj shtetit, është i dënueshëm dhe i pa kompromis”, thuhet në reagim.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se mantel bardhët të gjithë pa dallim janë maksimalisht të përkushtuar dhe të përgatitur profesionalisht në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit, duke punuar edhe në kushte jo shumë të favorshme, të cilat janë edhe njëra nga arsyet e shpërthimit të dhunës nga ana e pacientëve qytetar të këtij vendi.

FSSHK kërkon nga Ministria e Shëndetësisë, SHSKUK dhe Komunat që sigurinë në vendin e punës për punëtorët shëndetësor ta trajtojnë me prioritet dhe jo vetëm me deklarime publike.

Të ngjashme