Lajme
Sulmet e pafunda të VV-së ndaj LDK-së e në fund ftesë Abdixhikut, Mehmetaj: A nuk i paskan manipulu zgjedhjet a?
Demokracia
17:20 | 07 Prill 2025

Share:

Gazetari Lirim Mehmetaj ka shtruar një seri pyetjesh ndaj Vetëvendosjes pas ftesës së Albin Kurtit ndaj Lumir Abdixhikut për të biseduar për “procesin e formimit të Qeverisë së re”.

Postimi i Mehmetajt:

E qysh?

Si ke më së miri Vetëvendosja t’u na tregu qysh LDK-ja i ka vjedhur e manipuluar zgjedhjet…

Si kenë duke na tregu qysh do ta çojnë rastin edhe në Gjykatë Kushtetuese…

S’kemi ditë gjë veç kur i ftoi Albin Kurti në takim, për të diskutuar rreth formimit të qeverisë së re.

Pash besën, ka me ardh një kohë kur ka me u zbulu që ju edhe për emra e mbiemra keni mashtru.

Me siguri ndryshe i keni.

Të ngjashme