Sport
Sulmet dhe fyerjet ndaj shqiptarëve të tifozëve malazezë, flet Tahir Batatina
Demokracia
12:37 | 08 Korrik 2022

Share:

Skuadra e Llapit nuk e ka filluar si duhet aventurën e re në Conference League.

Djelmoshat e trajnerit Tahir Batatina u mposhtën në Podgoricë nga skuadra e ligës së parë atje, Buducnost me rezultatin final në 2:0.

Llapi ishte pa fat pasi në minutën e 30 të takimit mbeti pa një lojtar në fushë, kjo pasi braziliani, Binaor u ndëshkua me karton të kuq.

Por, përvç rezultati zhgënjyes, Llapi u sulmuan edhe nga tifozët vendas.

Llapi u sulmua mbrëmë në Podgoricë, tifozët malazezë hodhën gjësende drejt bankës rezervë dhe fyen shqiptarët

Banka rezerve e Llapit u gjuajtën me shishe dhe gjësende të forta nga tifozët e klubit nga Mali i Zi.

Madje të njëjtit fyen dhe ofenduan në kor shqiptarët.

Për këtë moment ka folur edhe trajneri Tahir Batatina i cili tha se raportimet janë të vërteta lidhur me këtë incident.

“Po, është shumë e vërtetë gjatë tërë kohës jemi sha dhe ofenduar nga tifozët vendas, jo si Llap por si shqiptarë dhe kjo më ka brengosur shumë. Na kanë gjuajtur edhe me shishe në bankën rezerve. Por ne duhet të mobilizohemi me datën 14 të mposhtin klubin e Buducostit, kjo nëse kemi mbështetjen e gjithë shqiptarëve”, tha Batatina për Periskopin.

Kujtojmë se skuadra nga Mali i Zi, FK Buducnost Podgorica ishte kampion i ligës së parë atje.

Ndërkaq, Llapi është kampion i Kupës së Kosovës për të dytën herë me radhë.

Të ngjashme