Lajme
Sulme edhe në ditën e parë të armëpushimit që Rusia e shpalli njëanshëm, Kyivi dhe Moska akuza njëra -tjetrës
Demokracia
14:12 | 08 Maj 2025

Share:

Në ditën e parë të armëpushimit 72-orësh të shpallur nga Moska, si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë raportuar sulme ndaj forcave të tyre.

Armëpushimi u shpallë njëanshëm nga Rusia për të shënuar përvjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore, me një paradë që do të mbahet në Moskë. Megjithatë, zyrtarët ukrainas kanë thënë se qysh në orët e para të armëpushimit bombat ruse kanë goditur në lindje të Ukrainës duke vrarë një civil, e poashtu kanë raportur sulme me artileri gjatë gjithë vijës së frontit.

Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha akuzoi Rusinë për shkelje të armëpushimit të saj 734 herë midis mesnatës dhe mesditës së së enjtes. Duke e quajtur armëpushimin një “farsë”.

Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka akuzuar forcat ukrainase për sulme ndaj pozicioneve të saj, duke thënë se forcat e saj do të vazhdojnë të “pasqyrojnë” veprimet e Ukrainës gjatë armëpushimit të Kremlinit.

Kujtojmë se Putin ka pritur presidentin kinez Xi Jinping në Rusi, duke e përshkruar si “mysafir kryesor” në festimet e Ditës së Fitores.

Të ngjashme