Të paktën gjashtë persona humbën jetën nga një shpërthime pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Kabul.
Mediat e huaja raportojnë se sulmi kishte në shënjestër regjimin e talebanëve. Si pasojë e shpërthimit, shumë persona të tjerë u plagosën ndërsa punonjësit e qeverisë po largoheshin nga puna e tyre.
Shpërthimi ndodhi në një pikë kontrolli sigurie pranë ndërtesës së ministrisë, e cila ndodhet në një rrugë të Kabulit që çon në shumë institucione të rëndësishme qeveritare, objekte dhe disa ambasada të huaja.