Sport
“Sulm terrorist apo përplasje mes tifozëve” – Kaos në Athinë, shpërthim i fuqishëm në fanclubin e klubit grek
Demokracia
15:57 | 12 Janar 2023

Share:

Natën mes të mërkurës dhe të enjtes, një shpërthim i fuqishëm ka bërë jehonë në veri të Athinës, në fanclubin e tifozëve të Panathinaikos.

Në Maroussi, një periferi në veri të kryeqytetit grek, shpërthimi krijoi një krater, njoftoi policia greke dhe mediat lokale.

Në videon e një kamere sigurie aty pranë, shihet një burrë, i cili pak para shpërthimit, hip në një motoçikletë dhe ikën nga lokali dhe nga shpërthimi dëmtoi tetë dyqane, shtatë shtëpi dhe dy makina të parkuara.

Gjithashtu, duke qenë se shpërthimi ndodhi në një lokal ku mblidhen tifozët e Panathinaikos, mediat greke bëjnë të ditur se policia nuk përjashtoi mundësinë që shpërthimi të ketë ardhur si pasojë e një konflikti mes grupeve të tifozëve të këtij klubi athinez.

Nga ana tjetër, fansat në rrjetet sociale e dënojnë këtë mënyrë zgjidhjeje mosmarrëveshjesh, nëse vërtet është prapavija e gjithë historisë.

“Terrorizëm apo luftë bandash. Kjo nuk ka lidhje me tifozët apo huliganë”, “Terrorizmi nuk është huliganizëm”, “Ky nuk është futboll, këta nuk janë tifozë”, janë vetëm disa nga komentet e futbolldashësve të tronditur./Demokracia.com/

Të ngjashme