Lajme
Sulm në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Kabul, të paktën 5 të vdekur
Demokracia
20:41 | 11 Janar 2023

Share:

Të paktën pesë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin e sotëm jashtë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Kabul, njoftoi një zëdhënës i talebanëve.

Autoritetet afgane dënuan “sulmin frikacak” dhe u zotuan të bëjnë gjithçka që është e mundur për të identifikuar dhe ndëshkuar ata që janë përgjegjës.

Më herët, mediat afgane raportuan se deri në 20 persona janë vrarë dhe 26 të tjerë janë plagosur. OJQ-ja Italiane Hospital Emergency raportoi se ndihma e parë iu dha më shumë se 40 të plagosurve.

Të ngjashme