Lajme
Sulm me thikë në Paris, një i vdekur dhe një i plagosur
Demokracia
19:52 | 10 Korrik 2021

Share:

Një sulm me thikë ka ndodhur në një qendër tregtare në Claye-Souilly, në afërsi të Parisit.

Mediat vendase raportojnë se një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Autori sulmoi dy kalimtarë dhe i plagosi me thikë në gjoks, duke e lënë të vdekur njërin prej tyre. I plagosuri tjetër u dërguan në spital në gjendje të rëndë.

Policia neutralizoi dhe arrestoi autorin e krimit. Ministri i Brendshëm francez reagoi për ngjarjen e rëndë, ndërsa falënderoi policët për punën e bërë.

Dyshimet e para janë se sulmi ishte terrorist.

Të ngjashme