Lajme
Sulm me armë në Kolorado të SHBA-së, 10 të vdekur
Demokracia
08:18 | 23 Mars 2021

Share:

Një burrë i armatosur ka hapur zjarr në një market ushqimor duke vrarë 10 persona. Mes viktimave është edhe një oficer policie.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Boulder në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Incidenti nisi të hënën në 14:30 sipas orës lokale, shkruan BBC. Akoma nuk dihen motivet që çuan atentatorin të hapte zjarr në market.

Një person i cili ndodhej brenda dyqanit me bashkëshorten e tij gjatë momentit të incidentit tha se dëgjoi tre të shtëna me armë dhe se kishte vrapuar nëpër dyqan së bashku me klientë të tjerë për të shpëtuar. Ai tha se të shtënat dukeshin sikur vinin nga pjesa e përparme e supermarketit, transmeton tch.

Ndërkohë policia ka arrestuar atentatorin i cili sipas pamjeve që janë publikuar në mediat e huaja ai del nga marketi i plagosur në këmbë. Kujtojmë që në harkun kohor të një jave ky është sulmi i dytë në SHBA.

Të ngjashme