Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, është njëra prej ministreve më të kritikuara të kabinetit të Albin Kurtit. Ajo nuk i ka sjellë Kosovës asnjë rezultat të prekshëm dhe në vazhdimësi është kritikuar për shkatërrim të diplomacisë së Kosovës.
Por, së fundmi ajo ka shënuar një “sukses të jashtëzakonshëm”. Gërvalla gjatë qëndrimit në SHBA ka marrë pjesë në një ngjarje, ku ka qenë i pranishëm edhe Sekretari Amerikan, Antony Blinken, shkruan Demokracia.com.
Madje, stafi i saj ka arritur t’ia bëjë edhe një video dhe disa fotografi sekretarit Blinken, të cilat i ka postuar në Twitter.
Thank you 🇺🇸 @SecBlinken for inviting Kosova to an important event on the sidelines of #UNGA discussing how AI can help achieve #SDG goals.
🇽🇰 Kosova and its ICT sector are ready to contribute to that important field together with our partners around the globe. pic.twitter.com/doA9Pyo2Ep
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 18, 2023