Lajme
Suharekë: Tenton ta godas me shufër metalike vajzën e tij, arrestohet
Demokracia
11:30 | 23 Janar 2022
Ilustrim

Share:

Një person është arrestuar në Suharekë, pasi që kishte tentuar që me një shufër metalike ta godiste vajzën e tij.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se më pas i dyshuari i kishte dëmtuar veturën viktimës duke e goditur me shufër metalike, përcjell Demokracia.com.

“DHUNË NË FAMILJE- Suharekë 21.01.2022 – 23:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte tentuar që me një shufër metalike ta godiste viktimën femër kosovare (vijëzën e ti) . Më pas i dyshuari i kishte dëmtuar veturën viktimës duke e goditur me shufër metalike”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Demokraica.com/

Të ngjashme