Policia e Kosovës ka njoftuar se një nxënësi 16 vjeçar në Suharekë i është sekuestruar një armë.
Në njoftimin e policisë thuhet se nxënësi armën e kishte ekspozuar gjatë orës së mësimit, përcjell Demokracia.com.
“Me datë 26 shkurt 2022, policia në Suharekë ka pranua një informatë se ne shkollën fillore “Migjeni’, te fshatit Gjinovc të Suharekës, një nxënës gjatë orës së mësimit e ka ekspozuar armën të cilën e ka pasur në brez. Me këtë rast hetuesit policor duke punuar me profesionalizëm kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin dhe t’i sekuestrojnë në cilësinë e provave materiale armën: një pistoletë dhe një karikator. E.N, i datëlindjes 2006 m/sh/k”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari i mitur është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
“Në lidhje me rastin u informua prokurori kujdestar i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregull”.
Njoftimi i plotë:
Nxënësit i sekuestrohet arma te cilën e kishte ne pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar të armës
Prizren, 26 shkurt 2022
Me datë 26 shkurt 2022, policia në Suharekë ka pranua një informatë se ne shkollën fillore “Migjeni’, te fshatit Gjinovc te Suharekës, një nxënës gjate orës se mësimit e ka ekspozua arme te cilën e ka pasur ne brez.
Me këtë rast hetuesit policor duke punuar me profesionalizëm kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin dhe ti sekuestrojnë ne cilësinë e provave materiale armën :
Një Pistoletë dhe
Një karikator
E.N, i datëlindjes 2006 m/sh/k .
I dyshuari i mitur është intervistuar ne prani te avokatit mbrojtës ,në lidhje me rastin u informua prokurori kujdestar i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregull./Demokracia.com/