Lajme
Suharekë, një person u rrëzua derisa po punonte në një shtëpi
Demokracia
09:20 | 11 Qershor 2023
Ilustrim

Share:

Një person në Suharekë është lënduar pasi është rrëzuar nga një lartësi derisa ka qenë duke punuar në një shtëpi.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas raportit mjekësor ai është jashtë rrezikut për jetë.

“LËNDIM AKSIDENTAL/Suharekë 10.062023 – 12:00. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti gjersa ishte duke punuar në një shtëpi është rrëzuar nga një lartësi dhe është lënduar në kokë. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK”, thuhet në raportin e PK-së.

Siç njofton Policia sipas raportit mjekësorë viktima është jashtë rrezikut për jetë./Demokracia.com/

Të ngjashme