Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se ka angazhuar katër zjarrfikës të rinj për shkak të situatës me zjarre, që është duke u përballur kjo komunë.
Muharremaj ka njoftuar se drejtorët kanë marrë detyra shtesë dhe do të jenë vazhdimisht në teren me kryetarët e fshatrave dhe njësitë vullnetare, përcjell Demokracia.com.
“4 zjarrfikës të rinj do të jenë shtesë me pagesë për 3 muaj. 50 euro shtesë do të jetë pagesa për 3 muajt e ardhshëm, për zjarrfikësit të cilët aktualisht janë në krye të detyrës”, ka thënë Muharremaj.
Postimi i plotë i Muharremajt, pa ndërhyrje:
Mobilizimi për situatën aktuale në menagjimin e zjarreve po vazhdon.
Drejtorët kanë marrë detyra shtesë dhe do të jenë vazhdimisht në teren me kryetarët e fshatrave dhe njësitë vullnetare.
4 zjarrëfikës të rinjë do të jenë shtesë me
pagesë për 3 muaj.
50 euro shtesë do të jetë pagesa për 3
muajt e ardhshëm, për zjarrëfikësit të cilët aktualisht janë në krye të detyrës. /Demokracia.com/