Auto&Tech
Suedia po heq tabletët në shkolla, rikthim te letra dhe lapsi
Demokracia
11:38 | 16 Shtator 2023

Share:

Duket se Suedia po merr masa në shkolla duke ulur sa më shumë përdorimin e tabletëve në orën e mësimit, duke u rikthyer kështu më shumë drejt lapsit e letrës.

Ky është një vendim që akoma po diskutohet sepse ka disa që janë pro, dhe të tjerë kundër masivizimit të teknologjisë.

Ministrja suedeze për shkollat, Lotta Edholm, e cila mori detyrën 11 muaj më parë si pjesë e një koalicioni qeveritar të qendrës së djathtë, ishte një nga kritikët më të mëdhenj të përqafimit të gjithanshëm të teknologjisë.

“Studentët e Suedisë kanë nevojë për më shumë libra shkollorë,” tha ministrja më herët.

“Librat fizikë janë të rëndësishëm për mësimin e nxënësve.” Ajo njoftoi në gusht se qeveria donte të anulonte vendimin e agjencisë kombëtare për arsimin për t’i bërë të detyrueshme pajisjet dixhitale në parashkollorët. Ajo planifikon të shkojë më tej dhe të përfundojë plotësisht mësimin dixhital për fëmijët nën moshën 6 vjeç, citon Associated Press./Euronews.al

Të ngjashme
Auto&Tech • 22 Shtator 2023
Auto&Tech • 20 Shtator 2023