Lajme
Suedia do të bëhet anëtare e NATO-s, thotë kryeministri suedez
Demokracia
14:03 | 28 Qershor 2023

Share:

Kryeministri suedez Ulf Kristersson ka thënë se Suedia “do të bëhet anëtare e NATO-s”.

Suedia së bashku me Finlandën i dhanë fund një statusi prej dekadash të neutralitetit ushtarak duke shpallur synimet për t’iu bashkuar aleancës pasi filloi pushtrimi rus i Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Kryeministri suedez tha se shpreson të përfunojë procesin para ose gjatë samitit të NATO-s në Lituani më 11-12 korrik.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka rritur thirrjet për t’iu bashkuar aleancës përpara atij takimi.

Të ngjashme