Sport
Sturridge ka bërë një veprim të shëmtuar, nuk dëshiron të paguajë shpërblimin për qenin e humbur
Demokracia
17:12 | 25 Dhjetor 2021

Share:

Sulmuesi anglez, Daniel Sturridge, është dënuar nga gjykata t’i paguajë një shpërblim prej 26 mijë euro njeriut që gjeti qenin e tij të vjedhur.

Sturrigde kishte vendosur një njoftim në profilin e tij dhe e kërkonte qenin e humbur, derisa kishte shkruar se për të nuk janë të rëndësishme mjetet financiare sa është e rëndësishme jeta e qenit të tij.

Ai kishte postuar foto dhe video në rrjetet sociale, ku ka kërkuar ndihmë dhe ka premtuar një shpërblim për këdo që ndihmon në gjetjen e kafshës së humbur.

Më pas, një përdorues i Twitter-it i quajtur Kila Fame, një reper i njohur,  ka publikuar një sërë fotosh ku duket qartë se ka gjetur qenin që sulmuesi anglez e kërkonte prej kohësh. Historia, e cila mori një fund të lumtur në këtë kuptim por që përfundoi në gjykatë, për shkak të sjelljes vërtet skandaloze të Sturridge.

Reperi ka bërë të ditur se futbollisti anglez nuk ia ka paguar shpërblimin për kthimin e qenit dhe ka shtuar se Sturridge mezi i ka thënë faleminderit dhe se ka kaluar më pak se pesë minuta me të para se të vraponte në shtëpi me qenin.

Mediat britanike raportuan se një gjykatë në Los Anxhelos e urdhëroi lojtarin anglez që t’i paguajë Foster Ëashington, siç është emri i vërtetë i Kiel Feim, shumën prej 26 mijë eurosh, pasi u zbulua se ai vërtet nuk e përmbushi premtimin. Pavarësisht kësaj, Sturridge duket se po sillet si i çmendur, ndaj nuk ka pranuar ende të paguajë shumën.

Aktualisht ai luan për Perth Glory të Australisë, ndërsa gjatë karrierës ka luajtur edhe për Manchester City, Chelsea, Bolton, Liverpool, ËBA dhe Trabzon, ndërsa për kombëtaren e Anglisë ka luajtur 26 herë. /Demokracia.com

Të ngjashme