Lajme
Stuhitë në Kosovë, KEDS mobilizon ekipet për të rikthyer gjendjen në normalitet
Demokracia
19:01 | 27 Qershor 2024

Share:

KEDS’s përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kanë mobilizuar ekipet për sot pasi meteorologët kanë paralajmëruar stuhi nëpër disa vende të Kosovës. Aktualisht një stuhi, e përcjell me erëra të forta, shi e zbrazje atmosferike, ka kapluar rajonin e Ferizajt, posaçërisht Kaçanikun e Shtërpcën, dhe rajonin e Gjilanit.

Si rrjedhojë, disa Dalje tashmë janë jashtë funksionit, ka njoftuar KEDS.

“Ekipe të shumta të KEDS-it tashmë janë mobilizuar dhe ndodhen në terren për të rikthyer gjendjen në normalitet. Kërkojmë nga konsumatorët që kudo që ndodhin stuhi të tilla-erëra të forta të përcjella me shi, të jenë vigjilentë dhe të qëndrojnë larg aseteve energjetike”, thuhet në njoftimin e KEDS’s.

Të ngjashme