Evropa jugore, nga perëndimi në lindje, po vuan nga stuhitë e forta të borës.
Në Spanjë, disa autostrada kryesore u mbyllën pasi shumë provinca, duke përfshirë Soria, Segovia, Zaragoza dhe Guadalajara, u përfshinë nga stuhia Juan. Stuhia solli temperatura të ulëta dhe reshje të dendura bore që lanë gjysmën e vendit në gjendje alarmi, shkruan euronews, transmeton Klankosova.tv.
Në Carinthia, në jug të Austrisë, stuhive të borës u parapriu shiu, i cili bëri kaos në trafik.
Policia raportoi për disa aksidente, por nuk ka të lënduar. Trafiku hekurudhor gjithashtu u ndërpre.
Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia në Ballkan gjithashtu përjetuan stuhi të forta bore. Në disa zona të Sllovenisë, u raportuan rrëke mbi 100 km/orë.
Në Bosnje dhe Kroaci, shumë rrugë, përfshirë autostradat kryesore, u mbyllën.