Lajme
Stuhia përfshin Evropën Veriore: Reshje të dendura shiu e bore, regjistrohen disa viktima
Demokracia
17:46 | 30 Janar 2022

Share:

Kjo fundjavë e gjeti Evropën veriore të mbërthyer nga një stuhi e fuqishme, që deri tani ka shkaktuar të paktënm katër viktima.

Dhjetëra shtëpi janë shkatërruar, janë mbyllur ura dhe transporti është paralizuar, ndërsa mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Stuhia Malik përparoi këtë të diel drejt rajonit nordik.

Erërat e forta dhe reshje të shumta shiu e bore përfshinë Danimarkën, Finlandën, Norvegjinë dhe Suedinë.

Stuhia nisi në Britaninë e Madhe, ku la pas dëme materiale dhe kaos në transporti, për t’u zhvendosur më pas në rajonin nordik dhe në Gjermaninë veriore të shtunën në mbrëmje. Në Skoci, një djalë dhe një grua 60-vjeçare humbën jetën nga rrëzimi i pemëve ndërsa erërat e forta goditën pjesët veriore të Britanisë.

Si pasojë, në Skoci, një djalë dhe një grua 60-vjeçare gjetën vdekjen të shtunën nga rrëzimi i pemëve ndërsa erërat e forta goditën pjesët veriore të Britanisë.

Atje janë raportuar shpërthime erërash prej më shumë se 160 km/h, duke shkaktuar ndërprerje të gjerë të transportit dhe ndërprerje të energjisë elektrike në dhjetëra mijëra shtëpi.

Udhëheqësi skocez Nicola Sturgeon paralajmëroi se një stuhi tjetër që goditi rajonin të dielën mund të jetë “më e rëndë për disa pjesë të Skocisë” sesa pritej.

Ndërsa në Danimarkë, erërat e fuqishme me shi të dendur shkaktuan mbylljen e përkohshme të disa urave të shtunën, duke përfshirë rrugën kritike të Oeresundit dhe urën hekurudhore që lidh Kopenhagen dhe qytetin suedez të Malmos.

Mediat daneze raportuan se një grua 78-vjeçare vdiq nga plagët e rënda pasi u rrëzua nga erërat e forta.

Në Gjermaninë fqinje, media lokale raportoi se një burrë vdiq gjithashtu të shtunën pasi u godit nga një billboard “i liruar” nga stuhia.

Përmbytjet në shumë pjesë të Danimarkës shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale. Disa aksidente trafiku të shkaktuara nga rënia e pemëve dhe “mbeturinat fluturuese” u raportuan në polici.

Pjesët jugore të Suedisë u goditën rëndë dhe mijëra familje ishin pa energji elektrike deri të dielën pasdite.

Atje tragetet për në ishullin Gotland të Detit Baltik u anuluan për shkak të erërave të forta.

Dëme të rënda në shtëpi, makina dhe varka u raportuan edhe në Norvegji, ndërsa reshjet e dendura të borës në të gjithë Finlandën shkaktuan përplasje rrugore dhe ndërprenë trafikun e autobusëve dhe trenave në disa pjesë të vendit.

Të ngjashme