Florida është në gatishmëri të lartë pasi uragani “Milton” po i afrohet bregut perëndimor të shtetit, duke sjellë rreziqe serioze për herë të dytë në më pak se dy javë, pas shkatërrimit të shkaktuar nga uragani “Helen”.
Sipas NHC “Milton” është stuhia “më e keqe” që ka goditur zonën Tampa në më shumë se 100 vjet.
Guvernatori i Floridës Ron DeSandis u bëri thirrje banorëve të përgatiten për një stuhi “të egër”, duke e quajtur atë uraganin më të fortë që ka goditur Gjirin e Meksikës që nga viti 2005. “Le të përgatitemi për më të keqen dhe të shpresojmë që të dobësohet. ”
“Unë mund ta them këtë pa asnjë ndjenjë drame: Nëse zgjidhni të mos shkoni në një nga zonat e evakuimit, do të vdisni”.
“Milton” tani është një uragan të kategorisë 5, me erëra deri në 350 km/h dhe pritet të zbresë në zonën e Gjirit Tampa të mërkurën.