Lajme
Stuhia e rërës mbulon Dubain, autoritetet paralajmërojnë qytetarët
Demokracia
17:13 | 17 Gusht 2022

Share:

Një stuhi rëre ka sjellë kaos në Dubai, duke bërë që autoritetet të ngrenë alarmin.

Si pasojë e stuhisë është mbuluar nga pluhuri i gjithë qytetit, duke bërë që autoritetet tu kërkojnë qytetarëve që të lëvizin me maska në rrugë.

Ndërkohë që disa fluturime janë pezulluar për shkak se prej pluhurit pilotët e kishin të pamundur të ngrinin apo ulnin avionët në pista.

Një video e cila tregon fuqinë e natyrës është publikuar në rrjetet sociale.

Në video duket stuhia e rërës e cila ngrihet krejt papritur në qiell dhe më pas qyteti “zhduket” plotësisht në pluhur.

Të ngjashme