Lajme
Stuhi të fuqishme breshëri kanë përfshirë disa zona të Zvicrës
Demokracia
19:21 | 05 Qershor 2022

Share:

Ndërkohë, stuhia është zhvendosur në Itali. Në natën e së hënës, në Zvicër priten vetëm stuhi të izoluara.

Një stuhi veçanërisht e fortë me shpërthime uragani ka kaluar mbi Zvicrën jugore të dielën pasdite.

Ajo solli breshër me kokrra rreth të mëdha 5 centimetra, prandaj SRF Meteo ka paralajmëruar pak më parë se të ndodhte kjo, për rrezik jete, për ata që ndodheshin jashtë, në këtë zonë, transmeton albinfo.ch.

Në një kamp turistësh në Tenero të Ticinos, në afërsi të Locarnos, një trung i madh është rrëzuar nga era e fuqishme mbi një makinë. Për fat, nuk ka pasur të lënduar

Ndërkohë, stuhia është zhvendosur në Itali. Në natën e së hënës, në Zvicër priten vetëm stuhi të izoluara.

Në përgjithësi sot, shiu ishte veçanërisht i dendur, ndonjëherë edhe me stuhi breshëri, në Zvicrën qendrore dhe lindore, si dhe në Graubünden dhe në Ticino. Nuk dihet për dëme të mëdha. Sipas SRF Meteo, rreth 23,000 rrufe janë regjistruar nga mesnata deri në orën 17:00.

Tre të lënduar në Valais

Në kantonin Valais si pasojë e stuhisë janë lënduar tre persona, transmeton albinfo.ch. Dy prej tyfre kanë pësuar lëndime për shkak të “fluturimit” të tendës që kishin vendosur në terrenin ku zhvillohej një turne futbolli, njofton  policia e kantonit Valais për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA. Për më tepër, ka pasur çati të hedhura në erë dhe skela të rrëzuara.

Megjithatë, nuk është raportuar për të lënduar apo dëme të mëdha nga zona të tjera deri në orët e vona të së dielës pasdite.

Të ngjashme