Lajme
Stuhi diplomatike| Holanda e Belgjika dëbojnë 38 diplomatë rusë për spiunazh
Demokracia
16:13 | 29 Mars 2022

Share:

Në vendet e Beneluksit është duke ndodhur ajo që mediat e huaja i janë referuar si një stuhi e vërtetë diplomatike.

Belgjika sapo ka njoftuar se po dëbon 21 diplomatë rusë për spiunazh.

I njëjti vendim është marrë edhe nga Holanda, e cila për të njëjtën akuzë po dëbon 17 diplomatë rusë, raportoi The Guardian

Të shumta janë shtetet të cilat kanë marrë masa të tilla kundër diplomatëve rusë, që nga nisja e agresionit të Moskës ndaj Kievit.

Kujtojmë që sot është mbajtur takimi i radhës i delegacioneve negociuese mes Rusisë dhe Ukrianës në Turqi.

Të ngjashme