Lifestyle
Studimi: Vaji i ullirit mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga demenca
Demokracia
14:46 | 26 Korrik 2023

Share:

Vaji i ullirit është cilësuar prej kohësh si një ‘super ushqim’ që mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë kur konsumohet si pjesë e një diete të shëndetshme. Tani një studim i ri sugjeron se vaji i ullirit mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të vdekjes nga demenca.

Studimi, i kryer nga studiues në Harvard, vjen në një kohë kur shumë vende po përballen me një rritje të sëmundjes së Alzheimerit dhe formave të tjera të demencës.

Sipas studiuesve, përdorimi i vajit të ullirit në vend të yndyrave si margarina dhe majoneza komerciale mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga demenca.
Demenca përfshin një sërë kushtesh që ndikojnë në kujtesën dhe aftësitë e tjera mendore të mjaftueshme për të ndikuar jetën e përditshme. Kushtet shkaktohen nga ndryshimet fizike në tru, ku sëmundja e Alzheimerit është lloji më i zakonshëm.

Në studimin e parë për të hetuar marrëdhënien midis dietës dhe vdekjes së lidhur me demencën, shkencëtarët analizuan pyetësorët dietik dhe të dhënat e vdekjeve të më shumë se 90,000 qytetarëve amerikanë gjatë tre dekadave.

Ata zbuluan se ata që konsumonin më shumë se gjysmë lugë gjelle vaj ulliri çdo ditë kishin një rrezik 28 për qind më të ulët për të vdekur nga demenca krahasuar me ata që nuk hanin kurrë ose rrallëherë vaj ulliri.

Të ngjashme
Lifestyle • 02 Maj 2024