Lifestyle
Studimi: Ora e duhur që duhet të shkoni në palestër për të humbur sa më shumë peshë
Demokracia
15:30 | 19 Shtator 2023

Share:

Aktiviteti fizik, gjatë orëve të mëngjesit, nga ora 7 deri në 9, është më i favorshmi për të luftuar mbipeshën. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën Obesity Society.

Studiuesit theksojnë se kërkimet e mëparshme janë fokusuar në frekuencën, intensitetin dhe kohëzgjatjen e aktivitetit fizik, por pak janë përqendruar te koha e të ushtruarit.

Ata përdorën të dhëna nga 5285 pjesëmarrës dhe aktiviteti fizik u klasifikua në tri kategori, mëngjes, mesditë, mbrëmje. Rezultatet zbuluan një lidhje të fortë midis rënies në peshë te grupi i mëngjesit.

Të ngjashme