Lajme
Studimi: Njerëzit që kaluan COVID-in janë në rrezik më të lartë të zhvillimit të diabetit
Demokracia
18:42 | 22 Mars 2022

Share:

Njerëzit që janë shëruar nga COVID-19 kanë 40% më shumë gjasa të zhvillojnë diabet, sipas një studimi të ri të publikuar këtë javë.

Shumica e diagnozave të reja ishin për diabetin e tipit 2, thotë raporti, i cili u botua në revistën The Lancet Diabetes and Endocrinology. Sipas tij, 1% e të gjithë njerëzve që kanë pasur COVID gjatë rrjedhës së pandemisë ka të ngjarë të zhvillojnë diabet.

Studime të shumta kanë raportuar disa probleme në rritje që lidhen me Covid dhe pasojat që lë pas infeksionit. Janë parë probleme me zemrën dhe veshkat. Mosfunksionimi kognitiv është i zakonshëm dhe poashtu ëhtë raportuar edhe për humbje të flokëve .

Studimi shqyrtoi të dhënat e 181,000 njerëzve që u diagnostikuan me COVID-19 vitin e kaluar, të nxjerra nga sistemi i Administrimit të Shëndetit. Ai i krahasoi ata me më shumë se 8 milionë njerëz që nuk kishin COVID. Rastet ndodhën edhe te njerëzit që kishin pak ose aspak faktorë rreziku për sëmundjen.

Të ngjashme