Shkencëtarët nga Qendra Gjermane e Diabetit (DDZ) dhe Qendra Gjermane për Kërkimin e Diabetit (DZD) kanë zbuluar se njerëzit që janë infektuar me Covid kanë një rrezik më të lartë të vuajnë dëmtime të pankreasit dhe zhvillimit të diabeti i Tipit 2.
Studimi, i publikuar në revistën “Diabetologia”, konfirmon hipotezën e avancuar nga kërkimet e mëparshme se pankreasi mund të jetë një objektiv i virusit SARS-CoV-2.
Pas infeksionit, u vu re një reduktim i numrit të granulave sekretuese të insulinës në qelizat beta dhe një sekretim më i ulët i së njëjtës insulinë të stimuluar nga glukoza, shkruan Gazeta Si. Për më tepër, pas shërimit nga Covid-19, disa pacientë kanë zhvilluar rezistencë ndaj insulinës me nivele të larta të sheqerit në gjak, pavarësisht se nuk kanë pasur kurrë një diagnozë të mëparshme të diabetit.
Probabiliteti relativ i zhvillimit të diabetit është 28% më i lartë në grupin e marrë në studim që kishin kaluar Covid-19, sesa në grupin me infeksione të tjera të frymëmarrjes.
Megjithëse diabeti i tipit 2 nuk ka gjasa të bëhet një problem mjekësor për shumicën e pacientëve që janë infektuar me koronavirus, ekspertët rekomandojnë t’i kushtoni vëmendje simptomave paralajmëruese si lodhja, urinimi i shpeshtë dhe etja e shtuar.