Lajme
Studimi ku autore ishte edhe një kardiologe nga Kosova, citohet nga mediat botërore
Demokracia
13:46 | 09 Gusht 2023

Share:

Një kardiologe nga Kosova e cila punon në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës, Ibadete Bytyçi, është një nga autoret e studimit të i cili tregon se 5000 hapa në ditë mund të mjaftojnë për të parë rezultate të mira në shëndet.

Studimi, i botuar të martën në Gazetën Evropiane të Kardiologjisë Parandaluese, ka mbuluar ballinat e mediave botërore.

Studimi analizoi të dhënat për gati 227,000 njerëz nga 17 studime të kryera në Australi, Japoni, Norvegji, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

“Megjithatë, duhet të theksoj se kishte të dhëna të kufizuara në dispozicion për numërimin e hapave deri në 20,000 në ditë, dhe kështu këto rezultate duhet të konfirmohen në grupe më të mëdha njerëzish,” tha për CNN-in autorja e studimit dr. Ibadete Bytyçi, një kardiologe në QKUK.

Të ngjashme