Lifestyle
Studimi i fundit: Ekziston një lidhje mes konsumimit të alkoolit dhe 11 llojeve të ndryshme të kancerit
Demokracia
09:56 | 07 Gusht 2021

Share:

Sipas një studimi nga Imperial College London,  ekziston një lidhje mes konsumimit të alkoolit dhe disa llojeve të kancerit, si kanceri i gojës, laringut dhe faringut, ezofagut dhe zorrëve, si dhe kanceri i gjirit dhe mëlçisë.

Por konsumimi i një filxhan kafeje, madje edhe pa kafeinë, mund të ketë një efekt mbrojtës, duke zvogëluar rrezikun e kancerit të mëlçisë dhe karcinomës. Konsumimi i produkteve të qumështit dhe drithërave gjithashtu ndihmon në zhvillimin e kancerit të zorrëve.

Giota Mitrou, kreu i kërkimit dhe inovacionit në Fondin Botëror të Kërkimit për Kancerin (WCRF), i cili financoi studimin britanik, theksoi se nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar mekanizmat biologjikë që lidhin kafenë dhe alkoolin me lloje të ndryshme të kancerit.

Alkooli rrit shanset për zhvillimin e kancerit sepse kur përpunohet ai shpërbëhet në kimikate, të cilat mund të lidhen me ADN -në, duke shkaktuar mutacione që mund të jenë kancerogjene. Në të njëjtën kohë rrit hormonet e lidhura me dy lloje të kancerit të gjirit.

Ky studim vjen si rezultat i një analize pas 860 studimesh individuale mbi lidhjen midis ushqimit dhe marrjes së lëndëve ushqyese dhe rrezikut të 11 llojeve të ndryshme të kancerit. Së fundmi, autorët u  kanë bërë thirrje ekspertëve shëndetësorë që të informojnë njerëzit të kuptojnë lidhjen midis alkoolit dhe kancerit dhe të zvogëlojnë konsumin e tyre./abcnews.al

Të ngjashme