Kuriozitete
Studimi i fundit: Cigaret elektronike të rrezikshme tek meshkujt, mund të mos bëni më fëmijë
Demokracia
23:28 | 20 Janar 2022

Share:

Cigaret elektronike mund të dëmtojnë fertilitetin e meshkujve, ka paralajmëruar për herë të parë një organizatë britanike e shëndetit publik. Cigaret elektronike renditen krahas pirjes së duhanit dhe përdorimit të steroideve si faktorë që ndikojnë në shëndetin e testikujve dhe fertilitetin e meshkujve.

Shoqëria Britanike e Fertilitetit i ka paralajmëruar gjithashtu meshkujt që të mos përdorin një laptop direkt në prehër dhe të mos bëjnë dushe shumë të gjata të nxehta, pasi testikujt duhet të qëndrojnë të ftohtë për prodhimin optimal të spermës.

Në vitin 2020, një studim danez zbuloi se burrat që pinë avull kishin numër më të ulët të spermës, ndërsa një studim i mëparshëm i Kolegjit Universitar në Londër zbuloi se kimikatet në aromatizuesit e cigareve elektronike mund ta dëmtojë spermën./ The Times

Të ngjashme