Lajme
Studim: ​Të gjitha grimcat e COVID-19 mund të futen në një kanaçe Coca-Cola
Demokracia
14:18 | 11 Shkurt 2021

Share:

Të gjitha grimcat e virusit korona që aktualisht qarkullojnë nëpër botë mund të futen në një kanaçe Coca-Cola, llogariti matematikani britanik Kit Yates.

Sipas llogaritjeve të këtij shkencëtari nga Universiteti i Bathu, rreth dy miliard grimca të virusit korona, aktualisht po qarkullojnë në botë, raporton Sky News, përcjell kp.

Ai erdhi në atë shifër duke kombinuar të dhëna botërore për numrin e infektuar rishtas dhe një vlerësim të sasisë së virusit për person, dhe bazuar në llogaritjen e madhësisë së koronës së virusit, mesatarisht 100 nanometra, ai llogariti vëllimin e përgjithshëm e virusit.

Sipas Sky News, puna e tij tregon se sa shkatërrim mund të shkaktojnë grimcat e virusit miniaturë.

Në të gjithë botën, pothuajse 108 milionë njerëz janë infektuar me virusin që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, dhe 2.6 milionë kanë vdekur.

Të ngjashme