Një student nga Kosova, i cili po studion në Suedi, ka thënë se është informuar nga Banka e Suedisë se nuk mund t’i transferohen para nga Kosova.
Sipas tij, banka e Suedisë e ka njoftuar se qeveria e Suedisë e ka sanksionuar Kosovën si vend me korrupsion të lartë dhe zonë lufte.
Genci përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, i ka kërkuar shpjegim Ambasadës së Suedisë në Kosovë dhe Ambasadës së Kosovës në Suedi se pse po e trajtojnë Kosovën si Iranin dhe Rusinë, shkruan Demokracia.com.
“Mund të shpjegoni pse Suedia e trajton Kosovën ashtu si Iranin apo Rusinë? Unë u informova nga Banka e Suedisë se Kosova është e sanksionuar nga qeveria suedeze si vend shumë i korruptuar dhe zonë lufte dhe ne nuk mund të transferojmë para nga Kosova”, shkruan Genci.
Poashtu, ai ka sqaruar se si studentë atje varet nga të ardhurat e prindërve që i dërgojnë nga Kosova, por që tash ka mbetur pa paguar qiranë dhe pa ushqim shkaku i bankës suedeze që e konsideron Kosovës shtet të sanksionuar.
“Si student që jetoj në Suedi, burimi im kryesor i të ardhurave janë paratë nga prindërit e mi në Kosovë. Tani nuk mund të transferoj asnjë para në llogarinë time bankare suedeze, sepse dikush vendosi që Kosova nuk është mjaftueshëm e mirë edhe për të dërguar para në Suedi. Unë kam qira për të paguar dhe ushqim për të blerë”.Sanksioni Kosovën për korrupsionin e tyre. Duke qenë se neve nuk na mjafton regjimi i vizave, të mos e shohim familjen prej muajsh tash nuk marrim dot as para prej tyre. Paratë në të cilat po shpenzoj në Suedi dhe jo anasjelltas. Por hej, faleminderit shumë!”, shkroi Genci./demokracia.com
Postimi i plotë i studentit kosovar:
Hej, goddag @SwedeninKosovo @AmbSwedenKosovo!
May you explain why does Sweden treats Kosovo as it was Iran or Russia?!
I was informed from @Swedbank that Kosovo is sanctioned from Swedish government as a highly corrupt country and a war zone and we can’t transfer money from 🇽🇰
— Genccc (@AxeLrosaj) November 17, 2022