Lajme
Studenti kosovar përfundon studimet e magjistraturës me notën më të lartë në Universitetin e Oxfordit
Demokracia
16:33 | 07 Korrik 2022

Share:

Studenti kosovar, Besfort Shala, i cili kishte kërkuar mbështetje financiare për të studiuar në Universitetin e Oxfordit, ka njoftuar se tashmë i ka përfunduar studimet e magjistraturës në matematike në këtë universitet, me notën më të lartë, raporton Express.

Shala ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe ia kanë mundësuar studimet në këtë universitet.

“Ju njoftoj se kam përfunduar studimet e magjistraturës në matematikë në University of Oxford me notën më të lartë, përkatësisht klasifikimin Distinction. Shfrytëzoj rastin edhe një herë të ju falenderohem të gjithëve për mbështetjen dhe mundësimin e këtij rrugëtimi!”, ka shkruar Shala.

 

 

 

 

Të ngjashme