Auto&Tech
Studentët tashmë po përdorin shërbimin më të ri në iOS 15 për të “vjedhur” shënimet e miqve të tyre
Demokracia
12:59 | 16 Tetor 2021

Share:

Pse të mbani shënime ndërkohë që ju mund të shkrepni foto?

Një video në TikTok, e cila tashmë është bërë virale, tregon një student që përdor shërbimin më të ri “Live Text” të iOS 15 për të kopjuar dhe dixhitalizuar shënimet e një studenti tjetër. Live Text lejon të gjithë përdoruesit me një iPhone XS ose më të ri (dhe sistemin operativ më të ri) të shkrepin fotografi të një teksti, dhe të kopjojnë tekstin në një format dixhital.

Me sa duket ky student ka gjetur një mënyrë shumë të thjeshtë për të marrë shënimet gjatë një leksioni.

Video u bë virale dhe në Twitter gjithashtu ditën e enjte, duke grumbulluar me mijëra retweets, pas publikimit nga Juan Buis. “Studentët po fillojnë të vjedhin shënimet e njëri tjetrit përmes iOS 15, dhe kjo gjë është gjeniale.” shkruajti ai.

Ne do t’ju këshillonim që nëse keni ndërmend të bëni një veprim të tillë, do të ishte më mirë të merrni leje nga miku juaj, dhe ta përdorni shërbimin vetëm në ato raste.

Të ngjashme