Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot u dekorua me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iowas. Ai pranoi medaljen nga senatori Zach Nunn.
Ky fakt siç duket i ka gëzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Thuajse shumica prej tyre e kanë e uruar Kurtin gjegjësisht Kosovën për këtë ‘sukses’. Duke filluar nga shefja e grupit parlamentar, Mimoza Kusari-Lila.
Kusari-Lila shkruan ”Lajmi i bukur për këtë diele”, teksa shton se “Vlerat dhe parimet e lirisë, demokracisë dhe kontributit për drejtësi e paqe, janë vlera univerzale dhe kur ato ndahen në mes shteteve që rrugëtimin e kanë pakontestueshëm të lidhur njëra me tjetrën, e bën lidhjen më të fuqishme dhe të ardhmen e përbashkët më të ndritshme.
Me shprehjen “Së bashku më të fortë” veçse në gjuhën angleze ajo e ka përmbyllur shkrimin.
Kësaj dekorate iu gëzuar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka shpërndarë lajmin nga faqja e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Insajderi.
Më poshtë gjeni urimet tjera.
Deputeti i Vetëvendosjes, Luan Aliu shkruan “S’ka se si të jetë kjo ditë e së dielës e mirë, me një lajm kaq të mirë e të rëndësishëm për shtetin tonë të Kosovës”.
Ndërkohë, Haxhi Avdyli ka shkruar se kjo dekoratë nënkupton “forcim të marrëdhënieve me SHBA”.
Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri, Albin Kurti është nderuar nga Senati i Iowa-s.
Në një ceremoni të organizuar atje, ai u dekorua me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iowas.
Sipas Zyrës së Kryeministrit Kurti, ai pranoi medaljen nga senatori Zach Nunn me këtë motivacion:
“Me kërkesë të senatorit nga Qarku Polk, Zach Nunn, Senati njeh dhe dekoron Kryeministrin Albin Kurti, me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Ioëas. Kjo dekoratë, e projektuar nga senatori Zach Nunn, është një kryq maltez për qëndrueshmërinë e karakterit, e zbukuruar me stemën e shtetit të Ioëas dhe e shënjuar me pikën referuese të Ioëas, Kapitolin, që simbolizon përkushtimin ndaj shërbimit.