ShowBiz
Stresi-Xhulit: Nuk të pëlqej kurrë, s’je femër në shijet e mia
Demokracia
22:43 | 26 Janar 2023

Share:

Gjatë darkës së sotme të nominuarve, si përherë, pa u ndeshur nuk shpëtuan Stresi dhe Xhuli.

Kësisoj, në darkën e shtruar, teksa dyshja e kastit të banorëve të Big Brother VIP Kosova, po i përgjigjeshin pyetjeve të publikut, Xhuli ka thënë se një nga arsyet se pse Stresi ka këto sjellje me të, mund të jetë simpatia e tij ndaj saj.

Por, Stresi e ka mohuar duke thënë: – “Asnjëherë. Ti je femër që s’bën pjesë në shijet e mija, me asnjë gjë, kurrsesi”.

Darkën e sotme dhe formatin televiziv Big Brother VIP Kosova, mund ta ndiqni drejtpërdrejt në YouTube, ndërkohë që i njëjti shfaqet 24 orë në shtatë ditë të javës në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTv.

Të ngjashme