ShowBiz
Stresi thotë se Vivien shumë shpejt ‘hyri në krevat’ me Getinjon
Demokracia
17:03 | 26 Dhjetor 2022

Share:

Reperi nga Shqipëria, Stresi është kthyer në një nga personazhet më të komentuara javëve të fundit.

Arkimed Lushaj (emri i plotë) u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova ku edhe po merr vëmendje me pothuajse secilën deklaratë që bën.

Reperi nuk heziton që të përfshihet në situata të ndryshme me banorët ku nuk mungojnë edhe debatet dhe thumbat ndaj njëri-tjetrit.

Ishte piëkrisht Stresi ai që sot (e hënë) ka folur me Gjoni, Gresën dhe Edonin për Vivienin dhe raportin e saj me Getinjon.

Vivien dhe Getinjo prej javësh kanë krijuar një romancë dhe kjo sipas Stresi ka ndodhur shumë shpejt teksa edhe tha se modelja nuk është e fortë pa reperin.

“Vivi tha se u skandalizova që unë bëra paqe me Gjonin, edhe unë mund të skandalizona që ti e ke dhënë vetën shumë shpejt, nëse ishe hi në javen e tretë me të në krevat do të kisha vlerësu, por ti shumë shpjet e njoftove shumë shpjet hyri në krevat, a bëri paqe me Getin kur ai i tha ik prej krevatit e mori vesh krejt shqiptaria, Geti është mashkull, e ti po puthesh ashtu, u vrejt që ajo nuk ka fuqi pa Getin”, ka thënë Stresi.

Në anën tjetër Stresi gjatë rrugëtimit të tij në BBVK ka deklaruar se synon që të ribashkohet me ish-gruan e tij, Kejsin.

 

Të ngjashme