ShowBiz
Stresi publikon mesazhin e fundit me njërin nga personat që u vra dje në Fushë Krujë: Ma përmbyse krejt botën vëlla
Demokracia
10:28 | 18 Korrik 2022

Share:

Rap-artisti nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi, ka reaguar së fundmi në lidhje me ngjarjen tronditëse që ndodhi ditën e djeshme (e diel) në aksin rrugor Fushë-Krujë-Thumanë.

Nga ky rast tragjik mbetën të vdekur tre persona, që u identifikuan si: Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Me të parin dukej se këngëtari i njohur kishte miqësi të mirë, me ç’rast ka bërë edhe një reagim në rrjete sociale.

Ai ka shpërndarë në InstaStory mesazhet e fundit, bisedën që kishte shkëmbyer me të ndjerin.

“Zemra e vëllait krejt botën ma përmbyse”, ka shkruar ai.

Viktima Brilant Martinaj, 22 vjeç, i njohur edhe si “vrasësi i policave”, ishte në kërkim për vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejte Xhulio Prela, dhe policit 60-vjeçar Xhelal Reçi.

Nga intensiteti i plumbave në drejtim të vendit të parë në automjet, aty ku ishte ulur Brilant Martinaj dyshohet të jetë pikërisht ai shënjestra e këtij atentati.

Viktima tjetër është Diklen Vata, trupi i 30 vjeçarit dergjej i pajetë buzë rrugës jashtë mjetit. Vata ishte pjesëtar i një bande te njohur në zonën e Fushë Krujës, me precedentë penale, i arrestuar për drogë në 2017. Ai i shpëtoi plumbave që u derdhën drejt automjetit, por atentatorët u kthyen sërish në vendngjarje për ta ekzekutuar me 2 plumba.

Ndërsa viktima e tretë, Besmir Hoxha njihet si miku dhe i besuari i Brilant Martinaj, ndërsa dyshohet të ketë qenë pikërisht ai drejtuesi i mjetit që iu bë atentat e më pas mori flakë.

Dyshimet e para të grupit hetimor i lidhin flakët me breshërinë e plumbave, mbi 60 në drejtim të mjetit dhe viktimave, ndërsa nuk përjashtohet edhe fakti që autorët të kenë hedhur lëndë djegëse mbi mjet pasi janë siguruar që i kanë ekzekutuar.

Krimi është kryer me shpejtësi në një vend të sigurt në mbikalim ku viktimat nuk kanë pasur mundësi devijimi.

Të ngjashme