ShowBiz
Stresi i kërkon ndjesë publikut, kjo është arsyeja
Demokracia
23:45 | 05 Gusht 2023

Share:

Nga koncerti i mbrëmshëm Alpha të Noizyt, një prej detajeve që u komentua më së shumti ishte interpretimi i Stresit.

Reperi i njohur, sidomos në fillim të këngës së përbashkët ‘Medalioni’ nuk ishte në sinkron me orkestrën duke bërë që të komentohet për gafë.

Por, gjithçka ka qenë një problem teknik dhe këtë Stresi është përkujdesur ta nënvizojë përmes një reagimi publik.

Artisti ka kërkuar falje që performanca nuk ka qenë në nivelin e duhur duke u shprehur:

‘Ndjesë për performancën time mbrëmë. Siç duket edhe në video vetëm kur Zini e rregullon mbrapa më vijnë valët e zërit’.

Pra njerëz, merreni shtruar! Krejt kjo ishte një çështje teknike që ndodh me raste edhe pse bën keq që ndodh!

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024